Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

NULL NULL
17.04.2025 10:03

Seanca e parë për sulmin terrorist në Banjskë ka nisur tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, shumica prej të cilëve janë arratisur, që akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Mes tyre është edhe Millan Radoiçiqi, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kujtojmë se në seancën përgatitore që u mbajt më 9 tetor 2024, të akuzuarit Tolliq dhe Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, kurse Maksimoviq ishte deklaruar i pafajshëm.

 

lajme të ngjashme