Dyshohet se drejtonte nën efektin e alkoolit, i riu aksidentohet në Korçë NULL NULL 05.07.2026 08:35 05.07.2026 08:35 Foto nga Euronews.al Një veturë përmbysur në mes të rrugës gjatë orëve të mesnatës, pasi drejtuesi i tij, një i ri nga Korça, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është aksidentuar. Sipas raportimeve të Euronews.al, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Bazuar në burimet e mediave në Shqipëri, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.