Tre takime interesante nga Laliga dhe Serie A NULL NULL 15.09.2025 17:15 15.09.2025 17:15 Java nis me mbylljen e xhirove përkatëse në Serie A dhe Laliga, me tre ndeshje që do të transmetohen në platformën Artmotion, në kanalet Sport. Verona do të përballet me Cremonesen në kuadër të xhiros së tretë të Serie A me fillim prej orës 18:30, transmeton klankosova.tv. Cremonese që ka arritur dy fitore në po aq ndeshje, shkon musafir te Verona pa fitore dhe me një pikë në fillim të kampionatit. Como e pret Genoan në mbylljen e kësaj xhiro me fillim prej orës 20:45, me dy takimet që transmetohen në Sport2. Derisa në Laliga, Vedat Muriqi me skuadrën e tij Mallorca udhëton në Kataluni për përballjen me Espanyol, ndeshje që fillon prej 21:00 e transmetohet në Sport1.