Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre rekomandime që aspirinën ta praktikoni në bukuri

NULL NULL
20.02.2017 15:29

Aspirina është një nga barnat më të njohura, e cila përdoret për shumë funksione.

Ja tre përdorimet e aspirinës:

Si të luftoni zbokthin dhe rrisni flokët

Merrni dy tableta aspirine dhe shtypini mirë, në vazhdim, përziejini me pakëz shampo dhe bëni masazh të lehtë në rrënjët e flokëve për 3-4 minuta. Pastaj lahuni normalisht.

Scrub fytyre me aspirinë

Shtypni një aspirinë derisa të bëhet pluhur dhe përziejeni me paskëz ujë. Pastaj fërkoni fytyrën lehtë me të.  Përsëriteni 1 herë në javë.

Si të eleminoni njollat e verdha në duar nga cigarja

Në lëngun e një limoni të shtydhur shtoni pluhurin e 2-3 aspirinave të shtypura. Në vazhdim, lagini duart me të dhe lereni të veprojë për rreth 10-15 minuta.

Për rezultate sa më të mira përsëriteni procesin disa herë në javë, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

lajme të ngjashme