Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre raste të virusit Zika në Indi

NULL NULL
31.05.2017 15:39

Ditën e premte, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë që Ministri i Shëndetësisë në Indi ka konfirmuar tre raste të prekura nga virusi Zika, në Ahmedabad në Gujarat.

Autoritetet në Gujarat kanë deklaruar që këto raste janë raportuar në mes të nëntorit të vitit 2016 dhe shkurtit 2017.

Ky virus është i lidhur me defekte tek foshnjat në afërsisht 30 shtete.

Këtu përfshihet microcephaly, ku foshnjat lindin me kokë tejet të vogël dhe zhvillim të kufizuar të trurit.

Edhe pse virusi përhapet më së shumti nga mushkonjat, ai është edhe seksualisht i transmetueshëm.

lajme të ngjashme