Tre muaj pas lindjes së djalit të tyre, ndahen Al Pacioni dhe Noor Alfallah (FOTO) NULL NULL 07.09.2023 13:09 07.09.2023 13:09 al pacino Aktori i njohur , Al Pacinos dhe gruaja e tij , Noor Alfallah janë ndarë ku, kjo e fundit ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit të saj tre muajsh, Roman Alfallah Pacino. Alfallah, paraqiti dokumente ligjore në Los Anxhelos duke kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur që nga prilli i vitit 2022 dhe djali i tyre erdhi në jetë me 6 qershor të këtij vitit. Pacino është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra, ai ka binjakët 22-vjeçarë, Olivia Pacino dhe Anton James Pacino me Beverly D’Angelo dhe Julie Pacino, me Jan Tarrant. Në dosjen e saj ligjore, Alfallah futi një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe Pacino e nënshkruan gjashtë ditë pasi mirëpritën djalin e tyre.