Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Transformimi global në energji të pastër, i pandalshëm

NULL NULL
24.10.2023 10:22
Energjia e paster

Bota është në një transformim të “pandalshëm” drejt energjisë së ripërtërishme, por faza e rënies së lëndëve djegëse fosile nuk po ndodh mjaft shpejt, thotë një raport i ri.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një mbikëqyrës global i energjisë, ka parashikuar se energjia e ripërtërishme do të sigurojë gjysmën e energjisë elektrike  2030-ta, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Raporti tërheq vërejtjen se emetimi ishte ende shumë i lartë për të parandaluar ngritjen e temperaturave mbi pragun kyç prej 1.5 gradësh.

Gjithashtu ky raport thekson se investimet në lëndët djegëse fosile duhet të përgjysmohet.

Agjencia me bazë në Paris, në raportin e publikuar këtë të martë, nuk e ka paraqitur situatën vetëm zi e terr. Aty ka paraqitur progresin domethënës që disa vende janë bërë në zgjerimin e energjisë së ripërtërishme dhe mbështetjen ndaj konsumatorëve për kalim tek veturat elektrike në pompat e nxehtësisë në vend të kaldajave me gaz.

Rritja në energji të pastër dhe teknologji ka qenë impresive gjatë 2020, një në 25 vetura të shitura ishte elektrike. Vetëm për tre vjet ky numër ka për t’u rritur në një në pesë.

“Tranzicioni në energji të pastër është duke ndodhur anembanë botës edhe është i pandalshëm. Nuk ka fare dilema, është vetëm çështje se sa shpejt. Dhe, sa më parë, aq më mirë edhe për ne”, ka thënë Fatih Birol drejtor ekzekutiv në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.

lajme të ngjashme