Transferimi i Rashford rrezikohet për shkak të krizës financiare të Barcelonës! NULL NULL 20.09.2025 21:48 20.09.2025 21:48 Shpresat e Marcus Rashford për një transferim të përhershëm te Barcelona janë goditur rëndë nga vendimi i LaLigës për të ulur kufirin e shpenzimeve të klubit me pothuajse 100 milionë euro. Pavarësisht formës së tij të shkëlqyer, duke përfshirë dy gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle, Barcelona tani përballet me kufizime të rënda financiare, me kapacitetin e pagave të ulur nga 463 milionë euro në 351 milionë euro për sezonin 2025/26. Kjo ulje është pasojë e mosmarrëveshjeve mbi njohjen e të ardhurave, veçanërisht një marrëveshje të refuzuar prej 100 milionë eurosh për të ardhurat nga VIP në ‘Camp Nou’. Për më tepër, zhvendosja e përkohshme e ndeshjeve në stadiumin ‘Johan Cruyff’ me 6,000 vende ka ulur ndjeshëm të ardhurat ditore nga ndeshjet, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë që Barcelona ka siguruar Rashfordin me huazim dhe ka blerë portierin Joan Garcia për 30 milionë euro, klubi duhet të gjenerojë të ardhura të reja ose të shesë lojtarë për të përballuar prurje të reja. Deri sa stadiumi të rihapet dhe të ardhurat të rikthehen, e ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e pasigurt. Boardi i klubit madje ka ofruar një garanci bankare prej gati 7 milionë euro nga pasuria personale për të regjistruar lojtarët e rinj, përfshirë Rashfordin, por situata mbetet e ndërlikuar. Rashford pas largimit nga Manchester United te Barcelona në formë huazimi, duket i shkëlqyer në fushë, por paratë dhe financat e Barcelonës mund të vendosin fatin e tij, sa i përket një kalimi permanent te katalunasit!