Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajnerja e Donjeta Sadikut: Medaljen në Evropian e kemi pritur (VIDEO)

NULL NULL
23.10.2022 22:14

Marjola Sallauka, trajnere e boksieres Donjeta Sadiku ka thënë se ka qenë e pritur që të marrin medalje në Kampionatin Evropian.

“Medaljen e kemi pritur, kemi pritur që të jetë e artë, por lufta ishte shumë e fortë”, ka thënë ajo në Sports Shoë në Klan Kosova derisa ka folur për triumfin dhe dekorimin me medaljen e bronztë.

Suksesin sipas Sallaukës e ka sjell edhe ndryshimi i strategjive me boksieren.

“Kemi provu disa metoda të reja. Taktikën po e ndryshojmë dhe kjo pos jell rezultate. Edhe gjendja psikologjike ka ndikuar shumë. Donjeta e ka vetëbesimin e madh”.

“Gjithashtu i kemi analizuar edhe kundërshtaret dhe po e dimë luftën e tyre. Çdo meç mësojmë nivelin tonë. Donjeta është 23-vjeçare dhe ende nuk është në 100 përqindëshin e saj”.

lajme të ngjashme