Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajnerit të Danimarkës konferenca i zgjati veç 20 sekonda

NULL NULL
20.11.2024 23:46

Trajneri i Danimarkës Brian Riemer, e ka mbajtur konferencën më të shkurtër për media deri më tani, e cila zgjati veç 20 sekonda.

Ai doli para gazetarëve pas barazimit pa gola kundër Serbisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“A ka pyetje? Në rregull! Faleminderit”.

Në fakt ishte ky reagimi i shefit të komunikimit të kombëtares daneze.

E trajneri u largua duke buzëqeshur, nga salla ku po mbahej kjo konferencë.

Danimarka u largua nga Serbia me një rezultat ku e mbyll Grupin A4 në vend të dytë, duke siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja nga Skandinavia, grumbulloi tetë pikë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, tetë më pak se sa Spanja e vendit të parë.

Serbia e mbylli në vend të tretë e shkon në play-off, kurse Zvicra edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B.

lajme të ngjashme