Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia te ura e Kaçanikut: Aksidenti s’ishte shkaktar i vdekjes, i riu dyshohet se ra nga lartësia (FOTO)

NULL NULL
08.06.2025 17:33

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi në të cilin u gjet një i ri pa shenja jete.

Siç mëson klankosova.tv ndër tjera, i njëjti fillimisht ishte vetaksidentuar, ku më pas duke tentuar t’u ikte autoriteteve të sigurisë pa automjet, ka përfunduar në zonën poshtë urës, siç dhe mund të shihet në fotografi.

Lidhur me ngjarjen tragjike detaje për Klankosova.tv dhanë nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

Sipas tyre për vetaksidentin u njoftuan sot rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Me të arritur tek vendi i ngjarjes kanë hasur veturën, mirëpo jo personin që është vetaksidentuar.

Pas kërkimeve, kanë gjetur një person fatkeqësisht pa shenja jete, në lumë.

E rëndë: Gjendet një person i vdekur në autostradën ”Arbën Xhaferi” – Klan Kosova

Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi” – Klan Kosova

lajme të ngjashme