Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi” NULL NULL 08.06.2025 17:02 08.06.2025 17:02 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili ka bërë të ditur se i riu që vdiq pas vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi” është Ideal Halabaku. Ai përmes një postimi në Facebook ka u shprehur ngushëllime familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin, përcjell Klankosova.tv. Kujtojmë se klankosova.tv fillimisht raportoi për një trup të pa jetë në autostradë. “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin”. “Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar tutje Halili. E rëndë: Gjendet një person i vdekur në autostradën ”Arbën Xhaferi” – Klan Kosova