Tragjedia në Koçan, shtyhet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor NULL NULL 17.03.2025 10:17 17.03.2025 10:17 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka njoftuar se është shtyrë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që ishte paraparë të mbahej në Shkup. Kjo si shkak i tragjedisë që ndodhi të dielën në Maqedoninë e Veriut, ku vdiqën 59 persona dhe 155 u lënduan. Ngjarja ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të zjarrit brenda një diskoteke në Koçan. Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahej më 19 dhe 20 mars në kryeqendrën maqedonase, por u anulua për shkak të fatkeqësisë./ Klankosova.tv