Tragjedia në Cetinë, qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie NULL NULL 12.08.2022 21:37 12.08.2022 21:37 Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga sulmi me armë në Cetinë. Këtë informacion e ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në kanalin e tij Telegram, njofton Klan Kosova. “Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, ka shkruar Abazoviq. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Shkon në 11 numri i të vdekurve në Cetinë të Malit të Zi (VIDEO) klankosova.tv