Tragjedia me tragetin në Guajana, gjenden 27 viktima, ndalohen anëtarë të ekuipazhit NULL NULL 21.07.2026 10:57 21.07.2026 10:57 Autoritetet në Guajana kanë konfirmuar se janë nxjerrë 27 trupa nga trageti MV Barima, i cili u përmbys në brigjet e vendit me 179 persona në bord. Deri tani janë shpëtuar 69 persona, ndërsa 83 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si fatkeqësinë më të rëndë detare në vend në dekada. Policia ka ndaluar kapitenin dhe të paktën një anëtar tjetër të ekuipazhit, pasi testet rezultuan pozitive për përdorim të marihuanës. Qeveria ka nisur një hetim për neglizhencë të mundshme. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se dhjetëra pasagjerë nuk ishin regjistruar në listën zyrtare të udhëtarëve, duke ngritur dyshime për shkelje të rënda në procedurat e sigurisë. Presidenti Irfaan Ali vizitoi të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, duke premtuar mbështetje dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.