Tragjedia e Koçanit nxit protesta në Maqedoni: “Nuk gjejnë përkrahje” (VIDEO) NULL NULL 26.03.2025 11:34 26.03.2025 11:34 Tragjedia e rëndë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Pas djegies së një diskoteke, ku 59 persona humbën jetën, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar dhe po trajtohen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka nxitur protesta në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë për mungesën e sigurisë dhe përgjegjësisë institucionale, njofton Klankosova.tv. Për këtë foli gazetari Senad Zylbehari, në emisionin “Ora 7” i cili tregoi se protestat u zhvilluan në Shkup dhe Tetovë. Megjithatë, protesta në Tetovë nuk pati mbështetje të madhe nga qytetarët, pavarësisht se ngjarja tragjike është vetëm një nga disa fatkeqësi të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në këtë rajon, u shpreh Zylbehari, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: