Tradhëtia i kushtoi me djegie të penisit NULL NULL 16.09.2015 10:41 16.09.2015 10:41 Browyn Parker dhe i dashuri i saj kishin bërë një marrëveshje. Nëse ai do e tradhëtonte përsëri, ajo mund ta dënonte atë në çfardo mënyre që do dëshironte. Ai e prishi paktin, pasi që kishte kaluar një natë me ish të dashurën e tij, ai ishte kthyer tek Parker duke i thënë që ajo mund të ia digjte pensin me drejtuese flokësh,transmeton Klan Kosova. Kështu që Parker vendosi që ta dënojë atë, duke i shkaktuar atij lëndime që sipas mjekëve do duhen dy vjet për tu shëruar. Parker nga Mount Barker, u tha policëve që e dogji vetëm për disa sekonda dhe nuk mendoi që do i shkaktonte aq shumë lëndime. Gjykatësi Paul Muscat këtë krim e ka quajtur si të “pazakontë”, dhe u shpreh që viktima ishte i frikësuar për vdekje. Parker është shpall fajtore për lëndime serioze dhe është dënuar me nëntë muaj burg.