Tottenhami në vend të parë, e mposht Lutonin me 10 lojtarë NULL NULL 07.10.2023 16:21 07.10.2023 16:21 Tottenhami ka arritur ta mposht Luton Town, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League. Spursat gjatë pjesës së parë mbetën me një lojtar më pak, pasi Yves Bissouma u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Megjthatë, kjo nuk i pengoi Tottenhamit që në pjesën e dytë ta gjejnë golin e fitores me anë të M.V.d Ven, në minutën e 52’, pas një asistimi tjetër nga James Madison. Tottenhami pas fitores kalon në vendin e parë me 20 pikë, pas tetë ndeshjeve. /Klankosova.tv.