Tottenham mposht Aston Villën, merr tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë NULL NULL 03.05.2026 21:56 03.05.2026 21:56 Tottenham ka siguruar fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Premierligë duke e mposhtur në transfertë Aston Villën me rezultat 1-2. Spurs kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me golin e Gallagher, teksa për 0-2 realizoi Richarlison në minutën e 25-të të takimit, raporton KlanKosova.tv. Në anën tjetër golin e vetëm për vendasit e shënoi, Buendia në minutën e 96-të të ndeshjes duke vendosur epilogun final të takimit. Me këtë fitore Tottenham largohet nga pozita e 18-të në tabelë, duke shkuar në kuotën e 37-të pikëve, 1 më shumë se ëest Ham që aktualisht pozicionohet në vendin e 18-të./KlanKosova.tv.