Tommy Lee Jones ‘e urrente’ Jim Carrey-n NULL NULL 04.10.2017 21:50 04.10.2017 21:50 Jim Carrey ka pohuar se Tommy Lee Jones i kishte thënë atij që e urrente kur e kishin xhiruar bashkë filmin “Batman Forever”. Filmi i vitit 1995 “Batman Forever”, kishte kast të bujshëm me emra si Val Kilmer, Jim Carrey, Tommy Lee Jones dhe Nicole Kidman. Ndërsa, në një paraqitje të tij te Norm Macdonald Live, Carrey tha: “Nganjëherë dikush që ju vërtetë e admironi i urren shprehitë tuaja”, tha Carrey. “Unë isha ylli, dhe ky ishte problemi”, tha Carrey, duke aluduar se kjo ishte arsyeja pse Jones e urrente atë në atë kohë. Para se të nisnin xhirimet e filmit, Carrey kishte shkuar në tavolinë ne tij në një restorant dhe e kishte përshëndetur. Sipas Carreyt, ai nuk e kishte pritur fare mirë dhe se ishte ngritur nga tavolina duke u dridhur. Por më pas e kishte përqafuar aktorin kanadez dhe i kishte thënë: “Të urrej. Vërtetë nuk më pëlqen”. “Nuk mund ta ndëshkoj budallalëkun tënd”, i kishte thënë më pas Jones Carrey-t gjatë bisedës.