Tomas Szunyog viziton sot veriun NULL NULL 07.06.2021 09:00 07.06.2021 09:00 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do ta vizitojë sot veriun e Kosovës. Atje, zyrtari i BE-së do të dorëzojë 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave dhe do ta lansojë aktivitetin e pastrimit vullnetar. Kamionët për mbledhjen e mbeturinave janë në vlerë prej 700,000 eurosh. Ato do të dorëzohen si pjesë e një projekti për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE-ja. Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Szunyog po ashtu do ta lansojë një aktivitet të pastrimit vullnetar në komunën e Mitrovicës të Veriut dhe asaj të Zveçanit, transmeton Klankosova.tv.