Tom Hardy bëhet baba për herë të dytë NULL NULL 13.01.2019 13:04 13.01.2019 13:04 Aktori i njohur britanik, Tom Hardy, është bërë baba për herë të dytë. Mediat e huaja kanë raportuar se gruaja e tij Charlotte Riley ka sjellë në jetë një djalë. 41 vjeçari Tom dhe gruaja e tij, e kanë pagëzuar të birin me emrin Forrest pas filmit të njohur Forrest Gump, shkruan e përditshmja britanike ‘The Sun’. Aktori dhe bashkëshortja e tij nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm. Hera e parë që Tom u bë prind ishte para 10 vitesh nga një tjetër lidhje, ndërsa me Charlotte pritën fëmijën e parë në tetor të 2015.