TKK përzgjedh tri projekte për skenën e vogël NULL NULL 06.07.2015 13:00 06.07.2015 13:00 Teatri Kombëtar i Kosovës ka përzgjedhur 3 projekte teatrore për t’u realizuar gjatë këtij viti në skenën e vogël. Projektet që kanë fituar janë, “Portreti i mjerimit” (Kaltërim Balaj/Arian Krasniqi), “E zeza” (Flutura Zymi/Fjolla Hoxha), “Një burrë mes dy grash” (Ilirjan Hima/Erjon Papagjoni), të cilat realizohen deri në fund të këtij viti, si pjesë e programit “Skena e vogël e vogël”, njofton Klan Kosova. Ky program është hapur nga Teatrit Kombëtar i Kosovës për t’i mbështetur krijuesit teatror të Kosovës që ti realizojnë projektet e tyre orgjinale e inovative. I hapur në muajin maj, konkursi për programin “Skena e vogël e vogël” është mbyllur me datë 15 qershor, thuhet në komunikatën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Projektet e përzgjedhura do të kenë në dispozicion deri në 8,000 euro për realizim dhe natyrisht, edhe infrastrukturën e teatrit. Konkursi për projekte të programit “Skena e vogël e vogël”, për vitin 2016, do të hapet sërish me 1 Shtator dhe do të qëndroj i hapur deri me 30 Nëntor 2015.