Tingëllima e parë në historinë e poezisë shqipe NULL NULL 21.03.2016 13:30 21.03.2016 13:30 Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë, ndërsa kjo ditë pritet me shumë emocion nga të gjithë krijuesit të cilët përmes instrumentit të vetëm që kanë, fjalën e lirë, shprehin ndjenjën e tyre të momentit, kënaqësitë apo edhe vuajtjet, përcjellë Klan Kosova. Ndërkohë përderisa gjatë ditës shënohet kjo ditë e krijimtarisë letrare, më poshtë do të ju tregojmë për poezinë e parë e cila u shkrua në gjuhën shqipe. Poezia e parë në gjuhën shqipe u shkruajt nga Nikolla Keta (1740-1803), shkrimtar ky klerik atdhetar me personalitete të kulturës arbëreshe, përcjellë Klan Kosova. Një krijimtari e tillë e cila konsiderohet si tingëllima e parë në historinë e gjuhës shqipe u shkruajt në Sicili, e që poezia të mbajë titullin ‘’Për vetëhëne’’. Ja edhe disa nga vargjet e poezisë (sonetit) të parë shqip: Për vetehene Farie se ndeerme ne Kuntise u bi Kole Keta ,vllastaart Arbrit dhee Shkoi ne Palerme praa tek e Arbrit shpii L e reshti ,si zogu rep ne fole E veshi ee ngjeshi me zakon,me urtesi Per ne vapet e pertriijti ndene hjee Si te veshkurin rremp stolis nje dhrii E nani prift klisha kurore e vee Si zok e sbjerre praa t du krahet coi Ne Palerme e n Kuntise,po ktei e atei Ndeer n e Aebreshet te gjith gramet kerkoi Si krymp mendafshi gyith e svis vetehi E kte vistar tuar,kje ndisi e shkroi Se te kjosej gjithe Arbrin e ndjeer pertei…