Timberlake e Stapleton në duet të befasishëm NULL NULL 25.09.2017 14:01 25.09.2017 14:01 Ylli i R&B, Justin Timberlake, është bashkuar me atë të muzikës country, Chris Stapleton, për ta kënduar hitin e këtij të fundit, “Tenessee Whiskey”. Ata kënduan së bashku në Festivalin Pilgrimage më këtë të shtunë. Ndonëse pjesë të dy rrymave të ndryshme, dhe nga dallimi i madh për nga mënyra se si performojnë, Timberlake dhe Stapleton arritën t’ua dhurojnë të pranishmëve një performancë të paharrueshme, dhe mjaft të fuqishme.