Tim Hunt dorëhiqet nga Universiteti i Londrës NULL NULL 11.06.2015 14:00 11.06.2015 14:00 Laureati i çmimit Nobel, Tim Hunt dha dorëheqjen nga pozicioni i tij i profesorit të nderit në universitetin britanik UCL, pas komenteve për rolin e femrave në shkencë. 72-vjeçari Hunt tha gjatë një konference shkencore se gratë në laboratorë janë emocionale, qajnë kur kritikohen dhe bien në dashuri me kolegët e tyre meshkuj. “Më vjen keq për komentet e mia, por në fakt ashtu e mendoj vërtet”, tha Hunt për BBC. University College London nxori një deklaratë ku sqaronte se ishte i pari në Angli që kishte pranuar studente femra në kushte të barabarta me meshkujt, dhe se beson që ky veprim është në përputhje të plotë me angazhimin e tij për barazinë gjinore.