Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozi që u alivanos në ndeshjen Trepça-Peja është në gjendje të mirë

NULL NULL
08.05.2022 21:44

Klubi i Basketbollit, Trepça ka bërë të ditur se tifozi që u alivanos gjatë ndeshjes me Pejën, është në gjendje të mirë.

Trepça theksoi se në ndeshjen e ardhshme, ai së bashku me vëllezërit e tij do të jenë mysafirë të veçantë, njofton Klankosova.tv.

“Të gjithë në palestër, e më së shumti ne në klubin Trepça, jemi shqetësuar kur një tifoz i yni humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Pejën. Por për fat tifozi ynë 16-vjeçar është tani shumë mirë dhe në shtëpinë e tij”, thuhet nw njoftimin e tyre.

“Kryesia e klubit ka vizituar tifozin tonë të zjarrtë dhe është bindur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pasi humbi ndjenjat është asistuar nga mjekët e dy klubeve, ndërsa është shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në spital”.

“Më shumë se për fitoren jemi të gëzuar që tifozi ynë nuk ka telashe me shëndetin. Dhe tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit”.

lajme të ngjashme