Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozëve kosovarë nuk iu lanë flamujt në Slloveni (VIDEO)

NULL NULL
15.11.2025 23:22

Tifozët e Kosovës patën probleme sot para fillimit të ndeshjes me Slloveninë në Lubjanë.

Gazetari i Klan Kosovës, Arlind Sadiku, ka thënë se tifozëve nuk u janë lejuar simbolet brenda stadiumit.

Një qytetar për Klankosova.tv ka dërguar një video ku shihet njëri prej këtyre momenteve, një tifozi rojet e sigurimit të stadiumit i kishin marrë flamurin e Kosovës.

Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme