Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët e Interit lidhen direkt në Info Magazinë (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2023 18:21

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Interit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve.

Interi gëzon epërsinë para takimit, pasi ka fituar 0:2 në takimin e parë.

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes, ku edhe e ka sjellë për publikun kosovar atmosferën që po ngjet atje.

“Gjatë tërë ditës ka pasur atmosferë të ndeshjes, por sidomos tash që është duke u afruar koha, termini i gjysmëfinales, sigurisht që është duke u shtuar”, ka thënë Sadiku në Info Magazine të Klan Kosovës.

Mirëpo, gjatë raportimit të Sadikut, një grup tifozësh të zjarrtë interistë e rrethuan atë, duke bërtitur ‘Forza Inter’, gjë që është një prej indikacioneve që ekziston një ekzaltim më i madh i interistëve teksa ekipi i tyre lufton të kthehet në finale pas 13 vjetësh.

lajme të ngjashme