Transgjinorja: Djemtë e Kosovës janë “rrusha”, por ndihem në siklet kur më shkruajnë burrat e martuar NULL NULL 17.06.2026 08:58 17.06.2026 08:58 Transgjinorja Adelina ka folur hapur për përvojat e saj me djemtë dhe burrat në Kosovë, duke thënë se shpesh përballet me vëmendje të madhe nga ata, por se disa situata e bëjnë të ndihet në siklet. Ajo i përshkroi djemtë kosovarë si “rrusha”, duke shtuar se qasja ndaj saj vjen kryesisht për shkak të pëlqimit fizik. “Me djemtë në Kosovë janë rrusha, unë flas troç. Janë shumë të afërt dhe komunikues. Femrat kanë njëfarë xhelozie, njëfarë inati”, tha ajo. Megjithatë, Adelina tha se shqetësimin më të madh e ka kur kontaktohet nga burra të martuar. “Unë, për vete, më së shumti nuk është që idhnohem ose bëhem nervoze, por e ndi veten shumë të sikletshme. Më fal, por ti je i martuar dhe po e kërkon një lidhje diku tjetër. Këtë pjesën e zezë nuk e di unë”, u shpreh ajo. Sipas saj, shpesh përballet me komente dhe komplimente në publik. “Për vete, jam shumë emocionale kur flas për këto gjëra, sepse seriozisht më vjen keq. Njerëzit i hapin xhamat, e lëshojnë muzikën dhe bëjnë komplimente. Por ata nuk e vërejnë, ose nuk e dinë, se si ndihet tjetri. Unë po i them këto gjëra pa dorëza”, deklaroi Adelina.