“Ti ishe pushka e parë e lirisë”, Leonora Jakupi pas vdekjes së Sahit Jasharit NULL NULL 12.06.2026 08:39 12.06.2026 08:39 Sahit Jashari dhe Leonora Jakupi Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Përmes një postimi në Facebook, Jakupi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Jasharit, duke e kujtuar atë si një çlirimtar që ruajti buzëqeshjen edhe në periudhat më të vështira. “Dua të të kujtoj të buzëqeshur, çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe… Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira! Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari!”, ka shkruar këngëtarja./Klankosova.tv