Martin Garrix, artisti i radhës në Sunny Hill Festival 2026 NULL NULL 12.06.2026 21:13 12.06.2026 21:13 Sunny Hill Festival ka konfirmuar sot zyrtarisht rikthimin e një prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë: Martin Garrix. Garrix njihet kryesisht për hitet “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. “Pesë herë i zgjedhur si DJ numër #1 në botë (DJ Mag), producenti dhe hitbërësi holandez do të ngjitet në skenën kryesore të Sunny Hill Festival, duke iu bashkuar një lineupi tashmë të jashtëzakonshëm të artistëve që po vijnë në festival për këtë edicion”, kanë njoftuar nga Festivali. “Nuk është thjesht një titull: që nga viti 2016, Martin Garrix nuk ka dalë kurrë jashtë Top 5 DJ-ve të parë në botë”. “Me hite globale që kanë definuar dekadën e fundit të muzikës si ‘Animals’, ‘Scared to Be Lonely’ (në bashkëpunim me Dua Lipën) dhe ‘In the Name of Love’, Garrix sjell në Prishtinë një nga produksionet më të fuqishme të industrisë”.