“T’i degjenerojmë krejt gratë”, egërsohen anëtarët e Albkings (VIDEO) NULL NULL nga Herolind Ademi 09.05.2024 20:11 nga Herolind Ademi 09.05.2024 20:11 Grupi Albkings në Telegram Beteja e parë u fitua, por lufta për t’i mbyllur grupet famëkeqe të krijuara nga Albkings, të cilët e quajnë vetën mbretër të pornove shqiptare, duket se do të jetë e gjatë. Pasditen e së mërkurës, Kiks Kosova kuptoi nga informacionet brenda policisë për krime kibernetike se grupi Albkings ishte mbyllur. Lajmi u pa se ishte i vërtet, por pa kaluar disa orë një tjetër grup brenda aplikacionit Nicegram u krijua me të njëjtin emër. Arsyet e mbylljes së grupit famëkeq, që numëronte rreth 70 mijë anëtarë, filluan të kërkoheshin nga burrat e frustruar brenda grupit të rikrijuar. Përgjigje të prerë nuk dha askush, por hamendësimet ishin të ndryshme, duke nisur nga pasiguria e krijuar për shkak të raportimit në polici, nga emisioni Kiks Kosova, e deri te hakmarrja e një hakeri nga Lushnja, të cilit ia kishin publikuar foton e së motrës. Grupi u rihap dhe shumë shpejt burrat po rigrumbullohen aty, kësaj radhe edhe më agresiv sesa herëve të tjera. Vetë drejtuesit nën emrin “Albkings” bënin thirrje që të degjenerohet çdo grua.