Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thyhet kasaforta e xhamisë në Rahovec, vidhen paratë

NULL NULL
10.12.2024 09:30
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se është raportuar një rast i një vjedhjeje në një xhami në Rahovec.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të shtunën, në rrugën “Sheshi i Republikës”.

I dyshuari mendohet të ketë demoluar kasafortën dhe ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar.

Në raportin 24-orësh të policisë, tutje thuhet se rasti po hetohet, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme