Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thuajse çdo zonë e Donbasit në duart e rusëve (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 03.07.2022 20:27

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi disa video në kanalin e tij Telegram, me të cilat pretendon se ushtarët çeçenë morën nën kontroll qytetin e  Lysychansk.

Qytetarë të shumtë shihen në rrugë, derisa një ushtar çeçen dëgjohet duke thënë “Shiko, ata po qajnë. Ja ku është, gëzim në sy.”

Këtë të dielën e konfirmoi edhe Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.

Derisa nga Ukraina nuk e pranuan direkt se qyteti është nën kontrollin e rusëve.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë përforcuar nga njësitë e Qarkut Ushtarak Lindor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Në drejtimin e Donetsk, pushtuesit po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në sigurimin e pozicioneve në zonën e Lysychansk.”  tha Oleksandr Shtupun, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Marrja e Lysychansk do ta afronte Moskën me qëllimin e saj të deklaruar për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit të Ukrainës.

lajme të ngjashme