Fenerbahçe konfirmon rikthimin e Vedat Muriqit NULL NULL 18.06.2026 16:59 18.06.2026 16:59 Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të mbërrijë sonte në Stamboll për të përmbyllur procedurat e fundit të transferimit, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje në parim me Mallorcan për rikthimin e tij. Fenerbahçe ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se 31-vjeçari do të udhëtojë drejt Turqisë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të finalizuar detajet e kontratës. “Klubi ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e Vedat Muriqit dhe lojtari do të mbërrijë në Stamboll për kontrollet mjekësore dhe përfundimin e negociatave”, thuhet në njoftimin e klubit. Sipas informacioneve të publikuara, avioni me sulmuesin kosovar pritet të ulet në Aeroportin Sabiha Gokçen, në terminalin e fluturimeve ndërkombëtare, rreth orës 21:00. Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe finalizimit të dokumentacionit, Fenerbahçe pritet të zyrtarizojë transferimin, duke rikthyer në skuadër një prej futbollistëve që la gjurmë të rëndësishme gjatë aventurës së tij të parë në klub, thuhet në njoftimin e klubit turk transmeton Klankosova.tv. Muriqi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Fenerbahçes para transferimit të tij në Itali, ndërsa tani rikthehet në Stamboll pas periudhës së kaluar te Mallorca, ku u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës spanjolle. Nëse gjithçka shkon sipas planit, sulmuesi kosovar do të nisë një kapitull të ri me fanellën verdheblu, duke u ribashkuar me një klub ku vazhdon të gëzojë respekt të madh nga tifozët.