Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neymar mungon edhe ndaj Haitit, Brazili nuk rrezikon yllin e tij

NULL NULL
18.06.2026 17:27

Brazili do të jetë sërish pa Neymarin në ndeshjen e radhës të Kupës së Botës kundër Haitit. Sulmuesi brazilian, i cili u rikthye në stërvitje me grupin vetëm ditën e djeshme, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për sfidën që do të zhvillohet në Filadelfia.

Sipas informacioneve të publikuara nga e përditshmja franceze L’Équipe, Neymar do të qëndrojë në kampin bazë të kombëtares braziliane për të vazhduar programin e rikuperimit fizik pas dëmtimit që ka pësuar së fundmi, transmeton Klan Kosova.

Ylli brazilian kishte munguar edhe në ndeshjen e parë ndaj Marokut dhe stafi teknik nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me gjendjen e tij. Mbetet për t’u parë nëse Neymar do të jetë gati për sfidat e ardhshme të Brazilit në Botërorin 2026.

lajme të ngjashme