Theret me thikë një i mitur në Prishtinë NULL NULL 24.09.2024 08:57 24.09.2024 08:57 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Është therur me thikë një i mitur në Prishtinë, nga një i mitur tjetër. Policia ka bërë të ditur se i mitur që është therur me thikë, ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar”. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.