Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmoi me thikë dy persona, ndalohet i mituri për tentim vrasjeje në Ferizaj

NULL NULL
10.07.2026 12:12

Një i mitur është ndaluar për 24 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:53, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, i dyshuari ka sulmuar me thikë dy persona.

Pas ngjarjes, i mituri dyshohet se është larguar nga vendi i rastit, por është lokalizuar nga Policia pas veprimeve hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv

Sulm me thikë në Ferizaj: Plagosen dy persona, i dyshuari arratiset

lajme të ngjashme