Theret me thikë një burrë në Drenas, arrestohet i dyshuari NULL NULL 09.03.2026 08:34 09.03.2026 08:34 Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore - tre të dyshuar në arrati Një person raportohet se është therur me thikë të dielën e 8 marsit në Drenas. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.