Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

The Times: Britania në fundjavë do ta njohë shtetin palestinez

NULL NULL
18.09.2025 10:55
Foto: Reuters

Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez këtë fundjavë, pasi Presidenti i ShBA-së Donald Trump, i cili e kundërshton vendimin, të jetë larguar nga vendi në fund të vizitës së tij shtetërore, raportoi gazeta “Times”.

Kryeministri Keir Starmer paralajmëroi në korrik se do të ndërmerrte këtë veprim nëse Izraeli nuk do të ndërmerrte hapa për të lehtësuar vuajtjet në Gaza dhe nuk do të arrinte një armëpushim në luftën e tij gati dyvjeçare me Hamasin, shkruan “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli thotë se njohja e një shteti palestinez, të cilin Franca, Kanadaja dhe Australia kanë thënë gjithashtu se do ta bëjnë këtë muaj, do ta shpërblente Hamasin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme