Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“The Special One” fillon punën, pamjet e para nga ambientet e klubit spanjoll

NULL NULL
10.07.2026 15:55

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht detyrën e tij të re si trajner i Real Madridit, duke u rikthyer në krye të klubit madrilen pas 13 vitesh.

“Special One” do të synojë të përsërisë dhe të tejkalojë sukseset e periudhës së parë në “Santiago Bernabeu”, ku arriti të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, transmeton Klankosova.tv.

Stafi i trajnerit portugez do të përbëhet nga Sami Khedira, Joao Tralhao, Pedro Machado, Antonio Días dhe Nuno Santos.

Mourinho tashmë ka nisur analizimin e skuadrës dhe bisedat me futbollistët, ndërsa ka rreth 40 ditë kohë për të përgatitur ekipin për sezonin e ri.

Testi i parë i tij do të jetë ndeshja miqësore me skuadrën italiane, Fiorentina që do të zhvillohet me 1 gusht

Rikthimi i tij në Madrid ka ngjallur shumë interes, pasi portugezi rikthehet në një klub ku kishte lënë gjurmë të rëndësishme gjatë aventurës së parë në krye të “Los Blancos”.

lajme të ngjashme