Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

NULL NULL
10.07.2026 16:48
Foto Ilustrim, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mars 15 2024

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, të cilat përbëjnë rreth 34 për qind të përbërjes së përgjithshme të parlamentit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Nga numri i përgjithshëm i grave të zgjedhura në Kuvend, 35 prej tyre kanë siguruar mandatin përmes votave të drejtpërdrejta të qytetarëve, ndërsa 6 deputete kanë hyrë në Kuvend përmes zbatimit të kuotës gjinore.

Në Aleancë janë zëvendësuar tri ulëse (Time Kadrijaj Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu), në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dy ulëse (Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi), ndërsa një ulëse është ndryshuar edhe në Listën Serbe(Tanja Vuljoviq), transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të KDI-së, gjatë procesit të ndarjes së mandateve nga kuota gjinore ka pasur ndryshime në disa subjekte politike.

 

Të dhënat tregojnë se shumica e grave deputete në legjislaturën e re kanë marrë mbështetjen e qytetarëve përmes votës, ndërsa kuota gjinore ka shërbyer si mekanizëm shtesë për të garantuar përfaqësimin e grave në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

lajme të ngjashme