Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IQMT vazhdon aksionin, mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve

NULL NULL
10.07.2026 17:20
IQMT vazhdon aksionin, mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë një aksioni të përbashkët të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), aksioni është zhvilluar në kuadër të planit operacional të inspektimeve, me fokus bizneset që operojnë në sektorin e kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Goditet tregu i kriptovalutave në Kosovë, mbyllen 6 biznese

Gjatë kontrolleve të realizuara janë kryer gjithsej 14 inspektime, si rezultat, dy biznese janë mbyllur për shkak se nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa dy subjekte të tjera janë gjobitur për mosrespektim të orarit të punës.

IQMT rikujton se çdo subjekt ekonomik që ushtron veprimtari në këtë sektor është i obliguar të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore, duke siguruar pëlqimin për kushtet minimale teknike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e një tregu të rregullt, transparent dhe të sigurt,” thuhet në njoftim

lajme të ngjashme