Katër alternativa për mbrojtjen e Milanit NULL NULL 10.07.2026 16:35 10.07.2026 16:35 AC Milan vazhdon kërkimet për një mbrojtës qendror të ri për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor mbetet Antonio Silva i Benficës, por çmimi i lartë ka bërë që klubi italian të shqyrtojë alternativa të tjera. Në listën e kuqezinjve janë Tiago Gabriel (Lecce), Gonçalo Inacio (Sporting), Lisandro Martinez (Manchester United) dhe John Stones, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City, transmeton Klankosova.tv. Të katër lojtarët pëlqehen nga trajneri i ri, Rúben Amorim.