Thaçi: UÇK ishte organizim popullor kundër agresorit, roli i saj s’zbehet asnjëherë NULL NULL 18.02.2026 14:29 18.02.2026 14:29 Hashim Thaçi ka thënë fjalën e fundit në Hagë. Ai tha se rezistencën nuk e solli ai në Kosovë, por e gjeti mes njerëzve të vendit, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk isha ai që e transportova rezistencës nga Perëndimi në Kosovë, unë e gjeta rezistencën në Kosovë”. “UÇK-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej nga agresori. Roli i saj nuk zbehet asnjëherë”, tha Thaçi. Sipas tij, suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë i vendit me Perëndimin.