Thaçi pjesë e konferencës së Brukselit NULL NULL 06.05.2015 09:17 06.05.2015 09:17 Numri dy i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi merr pjesë në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel. Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e panelit të sotëm për zgjerim dhe ndërlidhje në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”që mbahet në Bruksel. Në këtë takim të nivelit të lartë, I cili pason atë të Berlinit dhe Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian. Sipas MPJ-së, konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Ëürttembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin. Në mesin e folësve kryesorë janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negoaciatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day