Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme NULL NULL 06.07.2025 19:48 06.07.2025 19:48 Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj e ka potencuar që votimi i fshehtë nuk duhet të ndodhë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit. Për Klankosova.tv, Kadrijaj është shprehur kështu pas deklaratës që bëri sot Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, i cili tha se refuzimi për të votuar për komisionin e votimit të fshehtë është edhe refuzim i një të drejte të garantuar nga ligji. “Le t’i siguron, masi po e konsideron le t’i sigurojë votat ne nuk mundemi me e ndalë. Edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se seancat konstituive nuk janë mbajtur në frymë kushtetuese. Pikërisht në pyetjen që e kemi adresuar kanë thënë pikërisht se forma e votimit duhet të kthehet në praktikat e mëhershme”. “Nëse i shihni praktikat e mëhershme, shihni a ka pasë ndonjëherë votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, në asnjë formë”, ka thënë Kadrijaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025