Thaçi nis vizitën zyrtare në Luksemburg NULL NULL 04.05.2015 09:11 04.05.2015 09:11 Numri dy i qeverisë, Hashim Thaçi nis sot vizitën zyrtare në Luksemburg. Thaçi në Luksemburg do të takohet me homologun e tij Jean Asselborn si dhe me ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar, Romain Schneider. Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, sot fillon vizitën zyrtare njëditore në Luksemburg. Numri dy i qeverisë në Luksemburg do të takohet me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn si dhe me ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar, Romain Schneider. Në ndërkohë, Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka gatishmëri që ta mbështes Qeverinë e Kosovës në disa projekte kapitale për rregullimin e sistemeve të furnizimit me ujë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day