Thaçi mbërrin i shoqëruar në Burojë (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 11:36 21.03.2025 11:36 Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt ka mbërritur ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai erdhi për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit. Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars. Pas vizitës të varri, para se të futej në veturë, ai shihet duke i përshëndetur me dorë disa të pranishëm, të cilët dëgjohen nga distanca duke i thënë “mbahu i fortë”.